Zoe Kravitz ka mahnitur pjesëmarrësit e rrjetet sociale në evenimentin e Met Gala 2021 me fustanin e paraqitjen thuajse tërësisht në lakuriq.
Megjithatë, kjo pamje e aktores amerikane nuk është lënë pa u kritikuar edhe nga përdoruesit e këtyre rrjeteve.
“Nuk e di përse shkojnë tërësisht lakuriq”, ka qenë komenti i bërë nga një përdorues i Instagramit drejtuar 32-vjeçares.
“Ajo është e mahnitshme. Përse është e nevojshme të shfaqet në një fustan të tillë?”, tha një tjetër.
Në përgjigje, ylli i “Big Little Lies tha: “Është vetëm një trup. Ne të gjithë kemi”.
Kravitz ndërkohë ka publikuar dy fotografi nga paraqitja e saj e mrekullueshme në Met Gala.
Ajo po ashtu ka publikuar fotografinë e parë me aktorin Chaning Tatum, me të cilin përflitet se është në një lidhje dashurie.
Çifti u fotografuan së bashku në ‘after-party’-n e organizuar nga Alicia Keys, pas eventit Met Gala që u mbajt në mbrëmjen e së hënës.
Lidhja e Tatum vjen pas ndarjes nga këngëtarja Jessie J, gjersa Zoe ishte e martuar me Karl Glusman. /Telegrafi/