Zjarri që kaploi ish-fabrikën e Monopolit në Tetovë, është përhapur edhe në fabrikat tjera që ndodhen afër.
Zjarri ka djegur materialet e tyre, ndërsa ka shkaktuar tym dhe erë të keqe.
Në vendin e ngjarjes kanë ardhur edhe zjarrfikës nga qytete të tjera dhe ushtria e vendit, por ende nuk kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Për momentin nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve përreth ish fabrikës së Monopolit.
Përveç zjarrfikësve dhe ushtrisë, në shuarjen e zjarrit janë bashkangjitur edhe kompanitë private, të cilat kanë vendosur në dispozicion makineritë e tyre./Telegrafi/