Sot rreth orës 13:00 zjarri ka përfshirë zyrën e arkivit të stacionit policor në Drenas.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.
“Nga ana e zyrtarëve policor që kanë vërejtur tymin janë përdorur aparatet për shuarjen e zjarrit dhe njëkohësish janë ftuar edhe zjarrfikësit.
Në vendin e ngjarjes poashtu është ftuar edhe IPK.
Zjarri është lokalizuar dhe policia ka filluar punën për evidentimin e dëmeve që janë shkaktuar, si dhe po analizon rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e shkaqeve të zjarrit”, ka thënë Borovci. /Telegrafi/