Site icon Telegrafi

Zjarri përfshinë Zonën Industriale në Shirokë, Muharremaj: Situata është shumë serioze

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se është përfshirë nga zjarri Zona Industriale në Shirokë.

Muharremaj ka thënë se situata është shumë serioze, dhe se të gjitha ekipet e zjarrfikësve janë në teren.

“Situata është serioze nga përfshirja e zjarreve në Zonën Industriale në Shirokë. Të gjitha ekipet e zjarrfikësve janë në teren, e po ashtu kemi kërkuar ndihmë edhe nga Prizreni dhe Mamusha.
Të gjithë ata që mendojnë se mund ta japin ndihmë e tyre i ftoj të na ndihmojnë”, ka shkruar Muharremaj.

Ndërkohë, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka bërë të ditur që një zonë prej 200 hektarësh e cila është shumica me shkurre dhe një pjesë e malit është kapluar nga flakët dhe se ajo është duke avancuar me shpejtësi shkaku i temperaturave dhe erërave të forta./Telegrafi/

Exit mobile version