Site icon Telegrafi

Zjarri përfshin një banesë në Tiranë, humb jetën një 85-vjeçar

Një 85-vjeçar ka humbur jetën pasi banesa e tij në rrugën “Frosina Plaku” të Tiranës është përfshirë nga flakët.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se zjarri ka rënë pasi ka marrë flakë rezistenca ngrohëse dhe si pasojë e tymit është asfiksuar i moshuari me inicialet S.N., i cili jetonte i vetëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. /TCh/Telegrafi/

Exit mobile version