Një zjarr që shkaktoi dëme në një rezidencë në New Orleans që besohet të jetë në pronësi të Beyonces dhe Jay-Z po hetohet si një sulm i qëllimshëm.
Të enjten, një zëdhënës i Departamentit të Policisë në New Orleans tha se ata kishin marrë një raport të një personi të dyshimtë pranë rezidencës në kohën kur zjarri shpërtheu rreth orës 6:20 pasdite, shkruan DailyMail.
Një burim i tha NOLA.com se flakët duket se kishin filluar në kuzhinë, ku zjarrfikësit gjetën libra brenda një furre, dhe një kazan me benzinë u pa gjithashtu në shtëpi.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit, ndërtesa historike ka qenë e lirë për ca kohë megjithëse ka shërbime komunale.
Zjarrfikësit u njoftuan për incidentin kur u aktivizua një alarm tymi në pronën trekatëshe të Barokut Spanjoll. Zjarri u shua plotësisht dy orë më vonë.
DailyMail u është drejtuar përfaqësuesve të yllit 39-vjeçar për një koment por deri më tani kanë qenë të padisponueshëm për komente.
Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve i tha New York Post: ‘Nëse ata nuk do të arrinin atje kur shkuan, mund të kishte qenë shumë më keq. Është një shtëpi historike’.
Çifti i famshëm thuhet se e kanë blerë shtëpinë në vitin 2015, pasi ishte blerë nga Sugarcane Park LLC, e cila menaxhohet nga nëna e këngëtares Tina Knowles.
E ndërtuar në vitin 1927 si kisha presbiteriane e Westminsterit, prona e gjerë krenohet me gjashtë dhoma gjumi dhe gjashtë banjo, në një hapësirë prej 15,200 metrash katrorë.
Sipas Realtor.com, para se të transferohej në një shtëpi në vitin 2000, ajo ishte përdorur nga një kompani baleti me tetë valltarë.
Prona gjithashtu përfshin dysheme të mrekullueshme të drurit nga lart poshtë, detaje interesante, llambadarë të hollësishëm dhe një vaskë antike tërheqëse.
Një tjetër tipar joshës është kopshti në çati – thuhet se është më i madhi në të gjitha New Orleans – që ndihmon për të mbajtur dhomat poshtë të freskëta gjatë verës, ndërsa ofron pamje të shkëlqyera të qytetit.
Rezidenca gjithashtu mburret me tavanin 24 metra, dhe një shkallë me koncept të hapur të çon në katet e sipërme.
Një nga dhomat e gjumit për mysafirë përmban mure të thella blu-vjollcë dhe zbukurime të bardha, ndërsa një tjetër përmban mure të arta të djegura dhe zbukurime të bardha druri.
Kuzhina kryesore përmban dollapë të lëmuar, tavolina prej graniti mermeri dhe dysheme, ndërsa dritaret e larta lejojnë që drita të shkëlqejë.
Një nga rezidencat e tjera të ndara në shtëpi përfshin një kuzhinë më të çuditshme me dollapë të bardhë dhe tryeza blu.
Nuk është ende e qartë shkalla e plotë e dëmtimit të zjarrit. /Telegrafi/