Telegrafi

Zjarri në Londër, ekipet e shpëtimit thonë se do të ishte mrekulli nëse dikush do të gjendej i gjallë

Askush nuk ka mbetur i gjallë brenda ndërtesës shumëkatëshe të përfshirë nga zjarri gjatë ditës së mërkurë. Kjo është frika që kanë shprehur zjarrfikësit e kryeqytetit britanik.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ekipet e shpëtimit thonë se ka ende “një numër të panjohur të njerëzve të vdekur brenda”, por për të hyrë brenda, ata ende e vlerësojnë si një gjë shumë të rrezikshme.

Lexo po ashtu “A do ta shohim këtë burrë duke vdekur?” – televizioni kritikohet ashpër për pamjet e publikuara nga zjarri në Londër (Video)

Shefi i zjarrfikësve, Dany Cotton tha për Sky News: “Tragjikisht tani ne nuk presim të gjejmë një njeri të gjallë. Ashpërsia dhe nxehtësia e zjarrit do të thotë se do të ishte një mrekulli absolute nëse dikush do të mbetej gjallë”.

Lexo po ashtu Zjarri mbi ndërtesën në Londër: Myslimanët e zgjuar në syfyr u kanë shpëtuar jetën shumë banorëve

Policia në Londër, ka njoftuar se deri më tani ka arritur në 12 numri i personave që kanë humbur jetën nga zjarri në ndërtesën 24 katshe, që u përfshi dje nga zjarri.

Lexo po ashtu Zjarri në ndërtesën shumëkatëshe në Londër, një foshnje u hodh nga kati i 10-të dhe u kap nga një burrë poshtë!

Gjithashtu, përveç të vdekurve ishte raportuar se nga ky zjarr edhe një numër i konsiderueshëm i banorëve kanë pësuar lëndime. /Telegrafi/