Askush nuk ka mbetur i gjallë brenda ndërtesës shumëkatëshe të përfshirë nga zjarri gjatë ditës së mërkurë. Kjo është frika që kanë shprehur zjarrfikësit e kryeqytetit britanik.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ekipet e shpëtimit thonë se ka ende “një numër të panjohur të njerëzve të vdekur brenda”, por për të hyrë brenda, ata ende e vlerësojnë si një gjë shumë të rrezikshme.
Shefi i zjarrfikësve, Dany Cotton tha për Sky News: “Tragjikisht tani ne nuk presim të gjejmë një njeri të gjallë. Ashpërsia dhe nxehtësia e zjarrit do të thotë se do të ishte një mrekulli absolute nëse dikush do të mbetej gjallë”.
Policia në Londër, ka njoftuar se deri më tani ka arritur në 12 numri i personave që kanë humbur jetën nga zjarri në ndërtesën 24 katshe, që u përfshi dje nga zjarri.
Gjithashtu, përveç të vdekurve ishte raportuar se nga ky zjarr edhe një numër i konsiderueshëm i banorëve kanë pësuar lëndime. /Telegrafi/