Zjarri pyjor shkatërroi qytezën Paradise në shtetin federal të Kalifornisë në SHBA.
Paradise ndodhet rreth 290 kilometra nga San Francisko.
Zjarrfikësi Scott McLean konfirmoi se më shumë se 1.000 shtëpi u shkatërruan në Paradise, ku jetojnë rreth 27.000 banorë.
Ai theksoi se më shumë se 10.000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Era e rëndon gjendjen në atë zonë dhe ende nuk dihet nëse ka viktima në njerëz. Zjarrfikësit ende nuk kanë hyrë në zonë.
Shefi i ekipit zjarrfikës të zonës Butte, Darren Read, tha se gjatë shuarjes së zjarrit janë plagosur dy zjarrfikës dhe një numër i madh civilësh.
Zëvendësguvernatori i San Franciscos, Gavin News konfirmoi se në Kaliforninë Veriore është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Në zjarret që shpërthyen gjatë verës në Kaliforni, qindra mijëra dynym tokë u shkatërruan. /AA/