Një zjarr i madh shpërtheu të dielën në një ndërtesë banimi në Bronx në New York, ku la të vdekur 19 persona, në mesin e tyre nëntë fëmijë.
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, ka thënë se ende nuk dihet nëse në mesin e viktimave ka shqiptarë, pasi që ende nuk është konfirmuar identiteti i tyre.
“Të prekur thellë nga tragjedia e sotme në Bronks të Nju-Jorkut. Zjarri, i cili kaploi një ndërtesë banimi, la të vdekur 19 persona, 9 prej tyre fëmijë. Identiteti i viktimave akoma nuk është konfirmuar.
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork është në kontakt me autoritetet lokale dhe, deri më tani, nuk kemi informatë nëse ndonjë shtetas ynë ka pësuar në këtë tragjedi”, thuhet në njoftimin e Konsullatës. /Telegrafi/