Site icon Telegrafi

Zjarri i madh në Havai është i dyti më vdekjeprurës në SHBA në 100 vitet e fundit

Me një numër paraprak të vdekjeve prej 36, zjarri i Maui duket të jetë një nga më vdekjeprurësit në historinë moderne të SHBA.

Sipas analizës së CNN të të dhënave të disponueshme, zjarri në Maui tashmë renditet si zjarri i dytë më vdekjeprurës në 100 vitet e fundit, pas zjarrit të Camp Fire në Kaliforni, i cili mbyti 85 njerëz në nëntor 2018, sipas CalFire, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Skena të tmerrshme të krijuara nga zjarri në Havai, trupat e pajetë janë ende duke notuar në ujë

Duke krahasuar të dhënat nga CalFire dhe databaza ndërkombëtare e fatkeqësive EM-DAT, CNN zbuloi se pesë zjarret më vdekjeprurëse në SHBA të shekullit të kaluar përfshijnë:

Camp Fire – Paradise, Kaliforni, nëntor 2018: 85 të vdekur

Zjarri Lahaina – Maui, Havai, gusht 2023: të paktën 36 të vdekur

Zjarri në Griffith Park – Los Anxhelos, Kaliforni, tetor 1933: 29 të vdekur

Zjarri në tunel – Oakland Hills, Kaliforni, tetor 1991: 25 të vdekur

Tubbs Fire – Napa dhe Sonoma, Kaliforni, tetor 2017: 22 të vdekur. /Telegrafi/

 

Exit mobile version