Telegrafi

Zjarri kaplon qytetin e Calabasasit, Anxhelina Hadërgjonaj dhe Kim Kardashian braktisin shtëpitë e tyre

Qytetin kalifornian të Calabasasit e ka kapluar një zjarr të madh që ka detyruar shumë qytetar të braktisin shtëpitë e tyre.

Dy prej personaliteteve të njohura për shqiptarët që kanë pasur fatin e njëjtë janë Anxhelina Hadërgjonaj si dhe Kim Kardashian.

Bukuroshja jonë është larguar menjëherë pas alarmit të zjarrfikësve dhe është vendosur në një prej hoteleve.

“Po mundohemi të jemi pozitivë”, shkruan Anxhelina e cila në ato momente po ndiqte lajmet mbi situatën në qytet pas zjarrit.

Gjersa Kimi ka zbuluar se me të arritur në shtëpi, kishte vetëm një orë kohë që të paketohej të evakuohet në një vend më të sigurt.

Kardashian ka sjell edhe një imazh në llogarinë personale në Instagram teksa shihen disa zjarre që kanë kapluar qytetin.

Ndryshe, Kim dhe Anxhelina janë duke punuar ndaras në projekte të ndryshme të fushave të tyre. /Telegrafi/