Telegrafi

Zjarri kaplon një hotel në Indi – pushuesit kërcenin nga dritaret për t’i shpëtuar më të keqes – raportohet për 17 të vdekur (Video, +18)

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në një zjarr që ka shpërthyer në një hotel në qendër të New Delhi, kanë njoftuar ekipet e zjarrfikësve të Indisë.

Zjarri ka shpërthyer në hotelin Arpit Palace, duke bërë kështu që kati më i lartë të bëhet shkrumb e hi, transmeton Telegrafi.

Në videot e publikuara në internet, mund të shihen qytetarët duke kërcyer nga ndërtesa për t’i shpëtuar më të keqes.

“Menaxhmenti i një spital ka konfirmuar se bilanci aktual është 17 të vdekur, në mesin e tyre edhe një fëmijë”, kanë njoftuar autoritetet lokale.

Pas disa orëve zjarri është lokalizuar nga ekipet e zjarrfikësve të cilët arritën t’i shpëtojnë 35 persona. E siç raportojnë mediat lokale, një grua dhe një fëmijë kanë humbur jetën kur nga dëshira e madhe për të shpëtuar kërcyen nga dritarja.

“Nëpër korridore ka pasur orendi të drurit që janë përfshirë nga zjarri, dhe për këtë arsye pushuesit nuk kanë mundur të kalojnë”, ka deklaruar një zyrtar i zjarrfikësve. /Telegrafi/