Një person ka raportuar në polici se për shkaqe të pa njohura është përfshirë nga zjarri një shtallë e bagëtive, në fshatin Dobraj e Madhe të Lipjanit.
Si pasojë e zjarrit i është djegur një lopë, dhe lëndime trupore kanë pësuar edhe dy meshkuj kosovarë, të cilët pas marrjes se ndihmës së parë së QKMF Lipjan janë liruar në shtëpi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, eksperti i zjarreve, njësiti i KEDS-it, inspektori komunal dhe veterinari. /Telegrafi/