Një foshnjë u shpëtua në mënyrë dramatike nga një makinë e nxehtë pasi u la vetëm për më shumë se një orë në temperatura të larta.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vogëlushi, i cili mendohet të jetë rreth 18 muajsh, u lirua pasi një kalimtar e dëgjoi atë duke qarë nga brenda automjetit të mbyllur.
Siç bëhet e ditur tutje, zjarrfikësit më në fund e lirojnë atë duke thyer dritaren e veturës, e cila ishte lënë në një parking veturash në Saffron Walden, Essex, të shtunën.
Një biletë e vendosur në veturën Nissan X-Trail sugjeroi se ai ishte lënë aty për më shumë se një orë – derisa temperaturat jashtë arrinin në 25C.
Turmat u mblodhën për të parë operacionin e shpëtimit, duke u bërë thirrje prindërve të djalit të ktheheshin në makinën e tyre.
Zjarrfikësit u futën në automjet dhe përfundimisht e liruan djalin e vogël menjëherë pas orës 4.30 pas thyerjes së dritares së shoferit.
Ai po qante dhe ishte dukshëm i frikësuar kur u nxor nga makina dhe kur një grua – që besohet të jetë nëna e tij – më në fund u kthye me një djalë tjetër të ri.
Vogëlushi i ishte kaluar asaj dhe ata u futën në pjesën e prapme të një ambulance në pritje që të vlerësohej nga një ekuipazh i Ambulancës.
Gjithashtu, zyrtarët e policisë më vonë kaloi më shumë se gjysmë ore duke folur me gruan në pjesën e prapme të mjetit emergjent. /Telegrafi/