Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka reaguar pas vendimit të fundit të Qeverisë Hoti të cilët pas paralajmërimeve të SBASHK-ut për greva, vendosën që t’u ndajë paga shtesë mësimdhënësve.
Zjarrfikësit e Kosovës përmes një reagimi dërguar mediave kanë theksuar se zjarrfikësit edhe sot u diskriminuan dhe u anashkaluan sa i përket mjeteve buxhetore shtesë.
“Zjarrfikësit janë pa përkujdesje institucionale vite me radhë dhe askush nuk interesohet qe kjo gjendje qe te tejkalohet”, thuhet në reagimin e tyre.
Më tej zjarrfikësit kanë kërkuar një takim urgjent me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, duke thënë se nëse nuk pranojnë përgjigjeje deri me dt. 25.01.2021 zjarrfikësit do te ndërmarrin veprime Sindikale dhe do të organizojnë protestë para Qeverisë se Kosovës.
“Zjarrfikësit e kanë humbur durimin dhe shpresën për të realizuar te drejtat qe ju takojnë me ligj”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Të nderuar përfaqësues të institucioneve, vite me radhë ju kemi drejtua dhe kemi kërkuar nga ju që të rregullohet çështja e pa zgjedhur e Zjarrfikësve, por e neglizhuat dhe heshtet ne mënyrë të pajustifikueshme vite me radhë nga secila Qeveri.
Ne Sindikata e zjarrfikësve vite me radhë kemi identifikuar problemet dhe shkeljet qe ju behën kësaj kategorie te punësuarave dhe ju kemi drejtuar për ti zgjedhur problemet dhe për tu ndërprere shkeljet dhe diskriminimet, për të sigurua kushte për punë, për te ruajtur shëndetin e zjarrfikësve, por asnjëherë nuk i dhatë prioritet dhe rendësi shërbimit e zjarrfikësve te Kosovës, te quajtur “Heronj”
Sindikata e zjarrfikësve është e indinjuar me diskriminimin, anashkalimin dhe përbuzjen qe ju bahet shpëtimtarëve te Kosovës, keni keqpërdor angazhimin, gatishmërinë, sakrificën përkushtimin për te shërbye qytetareve te vendit, asnjëherë nuk ju interesoi pozita e zjarrfikësve, problemet me te cilat ballafaqohen zjarrfikësit, heshtet pa asnjë arsye te vetme, zjarrfikësit gjithnjë ne nivel te obligimeve dhe qe kanë sipas misionit te shenjt shpëtimin e jetës se njeriut dhe te mirave materiale, duke i pasë parasysh interesat e vendit pa kursyer asgjë nga vetja, as shëndetin e duke rrezikuar edhe vetveten per të mirën e shtetit.
Sot zjarrfikësit edhe një here u zhgënjyen nga Qeveria, me nderjen e mjeteve për punëtoret e arsimit, mjete shtese ne pagë, veprim selektiv dhe diskriminues i pa pranueshëm, zjarrfikësit janë te përjashtuar nga pakoja emergjente, zjarrfikësit ballafaqohen me një mori probleme, pa kushte themelore per punë, pa status te zgjedhur, zjarrfikësve nuk ju kompensohen as obligimet ligjore te cilat janë obligim i punëdhënësit sipas kontratës se punës, siç janë ndërrimet e natës, festat shtetërore dhe fetare, orët jashtë orarit, zjarrfikësit nuk kane përkujdesje institucionale, ne vend qe zjarrfikësit te shpërblehen per angazhimet e tyre ne situata te rrezikshme dhe mjaft sfiduese, sot edhe një here institucionet e vendit dëshpëruan dhe vazhduan diskriminimin ndaj zjarrfikësve te Kosovës.
Zjarrfikësit e Kosovës nuk do te tolerojnë një diskriminim te paskrupullt dhe te pa pranueshëm, prandaj kërkojmë nga Kryeministri ne detyrë dhe ministritë përkatëse qe urgjentisht te analizojnë kërkesat e drejta te zjarrfikësve te cilat i kemi parashtrua dhe kemi kërkua plotësimin e tyre vite me radhe nga secila Qeveri dhe edhe Qeveria Hoti, por nuk u interesuan qe zjarrfikësve tu zgjedhën problemet e akumuluara me dekada.
Apelojmë qe urgjentisht te na pranoni ne takim ku do te diskutonim per kërkesat e zjarrfikësve dhe te analizoni gjendjen e krijuar dhe te veproni drejt sipas obligimeve ligjore qe keni dhe parimit te drejtësisë dhe barazisë dhe jo vendime selektive dhe diskriminuese, përndryshe nëse nuk pranojmë përgjigjeje deri me dt. 25.01.2021 zjarrfikësit do te ndërmarrin veprime Sindikale dhe do te organizojnë protestë para Qeverisë se Kosovës, Zjarrfikësit e kanë humbur durimin dhe shpresën per te realizuar te drejtat qe ju takojnë me ligj. /Telegrafi/