Zjarrfikësit në Kroaci zbukuruan ditëlindjen e një vajze nga Banija.
Mia e vogël, duhej të festonte 7-vjetorin e lindjes më 31 dhjetor, por për shkak të tërmetit që goditi Banija, ajo nuk e mbajti festimin.
Kjo është arsyeja pse anëtarët e DVD Milna vendosën të organizojnë një festë të mëvonshme që ajo dhe familja e saj me siguri do ta mbajnë mend gjatë gjithë jetës së tyre, transmeton Telegrafi.
VELIKO HVALA PREDIVNI LJUDI..❤️❤️❤️❤️
.. Hvalaaa NA IZNENAĐENJU ZA RODENDAN moje Mie nismo ga mogli proslaviti 31.12…
Posted by HeLena Kramar on Saturday, February 6, 2021
“E gjithë kjo histori është diçka tepër e papërshkrueshme dhe joreale dhe padyshim gjëja më e çmendur dhe më e bukur që na ka ndodhur në jetën tonë”, tha nëna e Mija, Helena Kramar për Indeks.hr.
“Njerëzit janë më të mirë. Dhe kjo nuk është e gjitha, fqinji im po punon edhe në shtëpi sepse pa se ishte e papërfunduar për shkak të tërmetit. Sot ne jemi shumë të lumtur”, shtoi ajo. /Telegrafi/