Është arrestuar një person në Ferizaj, pasi dyshohet se ka hedhur një shishe të mbushur me benzinë në garazhin e viktimës shqiptar, me ç’rast garazhi është përfshirë nga zjarri.
Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, ku njoftohet se janë ndezur edhe disa mjete të punës.
“I dyshuari nuk i ka mjaftuar zjarrëvënia, por ai ka dëmtuar me thikë edhe katër gomat e veturës së viktimës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/