Site icon Telegrafi

Zjarret shkatërruese në Los Anxheles, Osmani: Jemi me ju

A man walks in front of the burning Altadena Community Church, Wednesday, Jan. 8, 2025, in the downtown Altadena section of Pasadena, Calif. (AP Photo/Chris Pizzello)

Presidentja Vjosa Osmani është solidarizuar me të prekurit nga zjarret shkatërruese që kanë goditur Los Angelesin.

Në një postim në “X” të shtunën, Osmani ka nderuar guximin dhe përpjekjet e reaguesve të parë që kanë shpëtuar jetë.

“Zemrat tona shkojnë për njerëzit e Los Angelesit të prekur nga zjarret shkatërruese. Për ata që kanë humbur të dashurit, shtëpitë dhe kujtimet, ne vajtojmë me ju. Gjithashtu nderojmë thellësisht guximin dhe përpjekjet e palodhura të reaguesve të parë që rrezikojnë gjithçka për të shpëtuar jetë dhe komunitete”, ka shkruar Osmani.

Nga zjarret që kanë goditur qytetin amerikan deri tash janë konfirmuar 10 të vdekur.

Exit mobile version