Zjarret në Kaliforninë Veriore kanë lënë të vdekur së paku pesë persona ndërsa 60 mijë njerëz të tjerë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, flakët të cilat pushtuan qindra mijëra hektarë tokë u ndezën nga rrufeja, gjatë një periudhe të jashtëzakonshme prej më shumë se 10 mijë goditje përgjatë disa ditëve.
Bëhet e ditur se të paktën katër persona u rikuperuan të enjten, deklaruan autoritetet, përfshirë tre nga një shtëpi e djegur në një zonë rurale në Qarkun Napa.
Në mesin e viktimave raportohet të jetë edhe një pilot i cili ishte në atë mision kur helikopteri i tij u rrëzua, kështu së paku raportohet në medie ndërkombëtare.
Ndërkohë raportohet se 33 persona janë lënduar në mesin e tyre edhe zjarrfikës, kurse dy persona thuhet se janë zhdukur.
Zjarret shkatërruan së paku 175 objekte, përfshirë edhe shtëpi, ndërkaq 50 mijë kasolle të tjera rrezikohen të kaplohen nga flakët. /Telegrafi/