Site icon Telegrafi

Zjarret masive në Los Angeles, Bebe Rexha shfaqet me maskë dhe tregon gjendjen e saj: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram gjendjen alarmante në Los Angeles pas zjarreve masive që kanë përfshirë zonën. Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka përshkruar kushtet e vështira të ajrit në qytet.

“Ajri i LA sot: I trashë sa të pritet me thikë dhe mban erë sikur jetojmë brenda një oxhaku,” shkroi 35-vjeçarja, duke e shoqëruar mesazhin me një fotografi ku shfaqej me maskë, një masë e domosdoshme për t’u mbrojtur nga ndotja e ajrit.

Artistja gjithashtu iu drejtua shqetësimeve të ndjekësve për gjendjen e saj dhe të shtëpisë së saj në Los Angeles, duke treguar se është dashur të përballojë disa vështirësi gjatë natës.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Mbrëmë më duhej të flija në ndonjë divan. Shpresoj që të gjithë të jenë mirë. Unë jam mirë. Faleminderit që u interesuat për mua”, shkroi ajo në një tjetër postim.

Lexo po ashtu Shkëlqimi shqiptar në skenën ndërkombëtare: Sukseset që shënuan Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Ava Max gjatë vitit 2024

Zjarret në Kaliforni kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe kanë përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit, duke e bërë jetesën të vështirë për shumë banorë, përfshirë artistë si Bebe Rexha.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Ndërsa ajo ndan përvojat e saj personale, mesazhi i saj reflekton solidaritetin dhe shqetësimin për mirëqenien e të gjithëve që preken nga kjo situatë.

Postimet e saj kanë ngjallur reagime të shumta nga fansat, të cilët e kanë mbështetur këngëtaren me mesazhe inkurajuese dhe ngushëllimi. /Telegrafi/

Exit mobile version