Telegrafi

Zjarret masive në Kaliforni përshkuan qindra mijëra hektarë tokë, pamjet satelitore tregojnë shtrirjen e tyre

Zjarre masive kanë përshkuar Kaliforninë kohëve të fundit, duke djegur qindra mijëra hektarë tokë, ndërsa 14 mijë zjarrfikës janë duke punuar për shuarjen e flakëve.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, flakët kanë shkaktuar po ashtu edhe shkatërrimin e shtëpive dhe pyjeve përreth zonës, ndërsa raportohet se të paktën gjashtë persona kanë ndërruar jetë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e përshkroi dukurinë si katastrofën më të madhe në vend.

Për ta menaxhuar situatën në të cilën gjendet vendi, Kalifornia u kërkoi ndihmë së fundmi Australisë si dhe Kanadasë.

Zjarret masive të cilat po vazhdojnë tash e sa ditë në Kaliforni, mund të vërehen më së miri përmes pamjeve satelitore.  /Telegrafi/