Site icon Telegrafi

Zjarret dogjën deri në themel një qytet historik në Hawaii – pamjet dramatike publikohen në rrjetet sociale

Një zjarr i dal jashtë kontrollit, i nxitur nga erërat e forta uragane, ka shkatërruar qytetin historik të Lahaina, në ishullin Maui të Hawaii-t.

Senatori i shtetit amerikan, Brian Schatz deklaroi se Lahaina ishte “gati e djegur deri në themel”.

Lexo po ashtu Njerëzit hidhen në oqean për t'i shpëtuar zjarreve në Hawaii - të paktën gjashtë të vdekur

Sistemi spitalor i Mauit është i mbingarkuar me pacientë të djegur dhe njerëz që vuajnë nga thithja e tymit, raporton cnn.

Të paktën gjashtë persona humbën jetën gjatë zjarrit dhe uraganeve të fuqishme ndërsa numri pritet të rritet.

Më shumë se 2000 njerëz janë evakuuar dhe shumë prej tyre kanë mbetur pa lidhje telefonike apo interneti. Ende nuk është e mundur të evidentohen dëmet materiale.

“Zjarrfikësit janë ende duke u përpjekur që të vënë nën kontroll zjarret dhe ne u përgjigjëm me ekipet e kërkim/shpëtimit”, tha Schatz.

Pati raportime se disa njerëz u hodhën në oqean për t’i shpëtuar flakëve që lëviznin me shpejtësi. Roja Bregdetare e SHBA-së tha se shpëtoi të paktën një duzinë njerëz nga uji.

Kryetari i bashkisë së qarkut Maui, Richard Bissen Jr. tha në një konferencë shtypi se shumë shtëpi dhe struktura biznesi u shkatërruan plotësisht.

Ndryshe, një banor i qytetit me rreth 12000 banorë tha për mediat lokale se çdo varkë në portin e qytetit ishte në zjarr. /Telegrafi/

https://twitter.com/tommykalinin/status/1689517209109065729

https://twitter.com/CBKNEWS121/status/1689440760892891136

https://twitter.com/CBKNEWS121/status/1689433303017754624

Exit mobile version