Telegrafi

Zjarret australiane kërcënojnë furnizimin me ujë të Sidneit, ku temperaturat priten të rriten deri në 41 gradë

Furnizimi me ujë i Sidneit është kërcënuar nga dy zjarre. Autoritetet Australiane u shqetësuan të premten se zjarret mund të rrezikojnë furnizimin me ujë të pijshëm të Sidneit, transmeton Telegrafi.

Temperaturat pritet të rriten në 41 gradë Celsius në disa pjesë të shtetit të dielën dhe rreziku nga zjarri mbetet shumë i lartë.

Shërbimet e urgjencës janë duke u përqëndruar në mbrojtjen e burimeve të ujit, stacioneve të pompimit, tubave dhe infrastrukturës tjetër nga zjarret rreth Sidneit.

Dy zjarre janë duke u ndezur pranë digës Warragamba, e cila siguron ujë për rreth 80% të 5 milionë banorë të Sidneit.

“Ditët e fundit kur moti kishte filluar të bëhej më i freskët, zjarret kishin qenë një kërcënim i mundshëm për furnizim me ujë, veçanërisht në Warragamba dhe në Malet Blu”, tha një zëdhënës i për agjencinë e lajmeve Reuters. “Me ardhjen e kushteve shumë të nxehta, situata e zjarrit mund të përshkallëzohet në të dy ato fronte dhe ndoshta diku tjetër”.

Diga është 65 kilometra në perëndim të Sidneit dhe është me kapacitet 44.8% për shkak të një thatësire të zgjatur.

Deri më tani, infrastruktura ujore e shtetit ka shmangur dëme të mëdha. Sydney Morning Herald raportoi se liqeni dhe diga ishin rrethuar pothuajse plotësisht nga zjarret Green Wattle Creek dhe Ruined Castle. /Telegrafi/