Një zjarr ka rënë të premten paradite në pjesën lindore të ishullit të Sazanit, ku është dhe zona me pisha.
Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke u favorizuar dhe nga era e fuqishme që ka ishulli i Sazanit. Fikja e zjarrit në ishull është e pamundur, pasi mjetet dhe njerëzit nuk mund të shkojnë, raportoi “tch” e cila ka publikuar edhe videon.
Shefi i zjarrfikësve të Vlorës ka theksuar se është nevoja e një mjeti detar për të shkuar në ishull, por edhe deti është shumë i trazuar.