Pyket në disa fshatra të Komunës së Suharekës janë përfshirë nga zjarret.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në Facebook.
“Në Mushtisht, Budakovë dhe Semetisht ka zjarre aktive të cilat po shkaktojnë dëme kolosale. Apeloj tek të gjitha organet përgjegjëse e poashtu edhe tek qytetarët që të kenë kujdes”, ka shkruar Muharremaj. /Telegrafi/