Site icon Telegrafi

Zjarr në oborrin e Ministrisë së Infrastrukturës, përfshihet nga flakët gjeneratori

Një gjenerator është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 11:30 në rrugën “Fazli Grajçevci”, në Prishtinë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit.

Sipas saj, zjarri është lokalizuar dhe bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 11:30 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Fazli Grajçevci në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit. “Zjarri është lokalizuar, bazuar në të dhënat fillestare nuk  për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version