Telegrafi

Zjarr në objektin ku po trajtoheshin pacientët me coronavirus në Indi, vdesin 10 prej tyre

Një objekt ku po trajtoheshin pacientët me coronavirus në Indi, u kaplua nga zjarri të dielën, me këtë rast 10 pacientë raportohet të kenë ndërruar jetë.

Incidenti thuhet se ndodhi në qytetin e Vijayawada gjerësisht në Indinë-juglindore.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri thuhej së shpërtheu në hotelin e “Sawrna Palace”, objekti që po strehonte pacientët me COVID-19.

Situata raportohet të jetë nën kontroll, ndërsa të gjithë pacientët që i shpëtuan incidentit, janë zhvendosur në një spital tjetër, deklarojnë zyrtarët.

Ndërkohë, edhe 20 persona të tjerë pësuan lëndime, me këtë rast të njëjtit u dërguan për trajtim. /Telegrafi/