Objekti i ETC-së në Suharekë është përfshirë nga zjarri këtë të mërkurë.
Lajmin e ka bërë të ditur Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit.
Në njoftimin për media thuhet se zjarri është lokalizuar edhe është evidentuar çdo dëm që ka mundur të ndodhë.
“Sot rreth orës 11:00 ka shpërthyer një zjarr në objektin e ETC-së në Suharekë. Intervenimi shumë i shpejt me shumë sukses nga zjarrfikësit lokalizohet zjarri duke evidentu çdo dëm që ka mundur të ndodhë”, ka njoftuar organizata.
Telegrafi ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes. /Telegrafi/