Një zjarr ka përfshirë sot në mëngjes një stacion hekurudhor në Notingham të Britanisë së Madhe.
Mësohet se për shuarjen e flakëve janë angazhuar rreth 60 zjarrfikës.
Forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë evakuuar zonën, ndërkohë që nuk flitet për viktima, bën me dije një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës në East Midland.
I komanduari për ngjarjen, Bryn Coleman, rrëfen se: “Ne morëm një telefonatë rreth orës 06:30 që një zjarr ka rënë përfshirë një bllok tualetesh në stacionin hekurudhor. Zjarri është përhapur edhe në çatitë e objekteve”.
Stacioni është mbyllur përkohësisht dhe nuk po lejohet qarkullimi i trenave, përcjell Shekulli. Në rrjetet sociale janë shpërndarë video që tregojnë flakët dhe shtëllungat e tymit nga vendngjarja.