Një shtëpi është përshirë nga flakët të enjten në mëngjes në rrugën “Vasil Andoni” në Prishtinë.
Shtëpia e djegur në këtë rrugë nuk ishte e banueshme.
Telegrafi përmes fotoreporterit Ridvan Slivova ju sjell fotografi nga vendi i ngjarjes.
Djegia e një shtëpie në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/
Ndryshe, ekipet e zjarrfikësve tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar.
Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe do t’ju mbajë të informuar me rastin. /Telegrafi/