Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në afërsi të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në vendngjarje janë Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit.
Komandanti i brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi bëri të ditur për Telegrafin se zjarri është lokalizuar dhe tashmë janë afër përfundimit të intervenimit. /Telegrafi/