Telegrafi

Zjarr në një objekt banesor në Fushë Kosovë

Një incident zjarri ka ndodhur sonte në një objekt banesor në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, ndërsa disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore nga problemet që u janë shkaktuar nga tymi.

“Sot rreth orës 20:30, është pranuar informata për një incident zjarri në një objekt banesor në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat e deritanishme disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore( probleme që janë shkaktuar nga tymi)”, tha Ahmeti. /Telegrafi/