Zjarri ka rënë pasditen e së martës në një fermë në fshatin Stapanicë të Klinës.
Si pasojë e zjarrit është raportuar se është djegur një sasi e ushqimit të bagëtive.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Fsh. Stapanicë, Klinë, 10.08.2021 – 15:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se si pasojë e një zjarri janë djegur rreth 350 balla ushqim i bagëtive. Shkaqet e shpërthimit të zjarrit nuk dihen. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport. /Telegrafi/