Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, është përfshirë nga zjarri një barnatore në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.
Nga zjarri nuk raportohet për të lënduar.
Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në ora 03:05, policia është njoftuar për një zjarr në një barnatore ,në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Me rastin i cili është cilësuar si zjarrvënie po merret Njësiti i hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë”, ka njoftuar Ahmeti. /Telegrafi/