Një foshnjë vetëm 6-muajshe ka humbur jetën në Tiranë pasi banesa ku jetonte është përfshirë nga zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në rrugën” Gani Domi”, ku ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetases J. L.
Si pasojë ka ndërruar jetë një foshnje 6-muajshe, ndërsa shtetasja J. L., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Euronews Albania/