Një punëtor ka marr lëndime trupore si pasojë e shkaktimit të zjarrit në autosallonin në të cilin ai punonte.
Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 06:06 në fshatin Prelez i Jerlive, Ferizaj.
Sipas raportit të policisë, viktima është trajtuar në qendrën emergjente në Ferizaj ndërsa në autosallon janë shkaktuar edhe dëme materiale.
“Viktima mashkull ka raportuar se në zyrat e auto-sallonit të tij, është shkaktuar një zjarr. Përveç dëmit material, lëndime trupore ka pësuar një punëtor, i cili është trajtuar në qendrën emergjente në Ferizaj. Njësit relevante kanë dal në vend të ngjarjes dhe nga ana e zjarrfikësve është shuar zjarri. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/