Telegrafi

Zjarr në ndërtesën e Agjencisë së Regjistrimit Civil

Sot në orët e mëngjesit një zjarr ka përfshirë ndërtesën e Agjencisë së Regjistrimit Civil.

Sipas policisë nuk është raportuar për të lënduar, ndërkaq zjarrfikësit dhe policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:30 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në ndërtesën e Agjencisë së Regjistrimit Civil në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar. Për detaje rreth rastit do të njoftoheni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/