Telegrafi

Zjarr në katin e parë të një pallati në Korçë, brenda një grua e sëmurë

Përfshihet nga flakët një banesë në katin e parë të një pallati në unazën e qytetit, në afërsi të zonës të quajtur “Ura e Fajancës”, në Korçë.

Mësohet se brenda në banesë ka qenë një grua, e sëmurë, dhe është nxjerrë menjëherë jashtë.

Nuk dihen rrethanat e zjarrit. Zjarrfikësit ende janë në vendngjarje për të shuar flakët. Edhe policia me forca të shtuara bëri të mundur largimin e të gjithë njerëzve që ndodheshin brenda pallatit ku ra zjarri. /Tch/Telegrafi/