Telegrafi

Zjarr në Kamëz, digjet ish-magazina shtetërore

Një ish-magazinë shtetërore në Kamëz është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne.

Sipas njoftimit të policisë, nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale në disa biznese të ndodhura atje, ndërsa nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar.

“Më datë 01.07.2024, rreth orës 01:40, në rrugën “Skënderbej”, ka rënë zjarr në një ish-magazinë shtetërore, brenda së cilës ka dyqane me rroba, fastfood, dhe me materiale plastike.

Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, së bashku me ekspertët zjarrfikës, po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-thuhet në njoftimin e policisë.