Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakë të mëdha këtë të dielë.
Zjarri ka rënë në pjesën lindore të ishullit në vendin e quajtur ‘Plazhi i Gjeneralit’ ku janë djegur pisha e shkurre.
Forcat e Rojes bregdetare si dhe Administrata e zonave të mbrojtura po punojnë për shuarjen e flakëve.
Kjo është e dyta herë brenda një harku kohor të shkurtër teksa mbrëmjen e së premtes në ishull , nga pakujdesia u dogjën pisha dhe bimësi./Vizion+