Një zjarr masiv ka përfshirë një ndërtesë katër-katëshe në qytetin e Liverpool në Angli dhe autoritetet paralajmërojnë se me shumë gjasa “do të kolapsojë”.
Pamjet të cilat po raportohen me të madhe nga mediet britanike tregojnë flakët masive dhe tymin e dendur të shtrirë në qendrën e këtij qyteti, transmeton Telegrafi.
Lidhur me këtë, autoritetet britanike kanë mobilizuar një numër të automjeteve të zjarrfikësve dhe dy pajisje ajrore për ta fikur zjarrin.
“Objekti po tregon shenja të kolapsit dhe ekipet e zjarrfikësve janë duke evakuuar ndërtesat”, tha në një deklaratë autoriteti lokal i zjarrfikësve.
Njerëzve u është këshilluar që ta shmangin zonën, ndërsa atyre që jetojnë afër u është thënë të mbyllin dritaret dhe dyert.
Nuk është raportuar për lëndime. /Telegrafi/