Telegrafi

Zjarr i madh prapa Stacionit të Autobusëve në Prishtinë

Një zjarr i madh ka përfshire një pjesë të hapësirës s gjelbëruar prapa Stacionit të Autobusëve në lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë.

Sipas disa fotografive dërguar nga një qytetar në adresën e kallxo.com,  shihet duke u djegur bari dhe pemët në pjesën e përfshirë nga zjarri.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë zjarr, derisa zjarri shihet se përhapet me shpejtësi.

Në vendin e ngjarjes shihet se kanë dalë Zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës.

Telegrafi ka tentuar të flasë me policinë, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.