Një zjarr i madh ka përfshire një pjesë të hapësirës s gjelbëruar prapa Stacionit të Autobusëve në lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë.
Sipas disa fotografive dërguar nga një qytetar në adresën e kallxo.com, shihet duke u djegur bari dhe pemët në pjesën e përfshirë nga zjarri.
Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë zjarr, derisa zjarri shihet se përhapet me shpejtësi.
Në vendin e ngjarjes shihet se kanë dalë Zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës.
Telegrafi ka tentuar të flasë me policinë, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.