Një zjarr i madh ka përfshirë një objekt pasditen e së mërkurës në QKUK.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për Telegrafin se nga raporti fillestar nuk raportohen të lënduar.
“Rreth orës 15:45, është pranuar informata për një zjarr në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, tha Borovci.
Qytetari Bujar Gashi ka postuar disa pamje të momentit kur objekti është kapluar nga zjarri./Telegrafi/