Site icon Telegrafi

Zjarr i madh në New York, tetë persona të lënduar

Tetë persona kanë mbetur të plagosur gjatë zjarrit që ra dje në magazinë e policisë njujorkeze ku ruhen provat e ADN-së nga vendi i krimit.

Zjarri në Erie Basin Auto Pound, i vendosur në brigjet ujore të Brooklyn, shpërtheu rreth orës 10:30, tha shefi i FDNI-së, John Hodgens.

Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë zjarrfikësit, mjetet ajrore pa pilot, si dhe mjetet lundruese nga të cilat furnizohej magazina.

Hodgens tha se mund të duhen disa ditë për të vënë nën kontroll zjarrin, raporton nytimes.

Ai shtoi se tre zjarrfikës, tre punonjës të ambulancës dhe dy civilë kanë pësuar lëndime të lehta gjatë shuarjes së zjarrit.

Ndryshe, në magazinë ruhen prova të ADN-së nga vendi i krimit, si dhe biçikleta, motoçikleta dhe vetrura të policisë së shtetit të New Yorkut.

Policia ndonjëherë e përdor atë për ngjarje publike ku shkatërron motoçikleta të paligjshme, skuter dhe vetura të konfiskuara. /Telegrafi/

Exit mobile version