Site icon Telegrafi

Zjarr i madh në Mallakastër, në rrezik sipërfaqe të mbjella me ullinj shekullorë

Një zjarr i madh mësohet se ka rënë në kodrat e fshatit Hekal të Mallakastrës.

Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mbjella me ullinj shekullorë si dhe shkurre.

Efektivët e Repartit të Zjarrfikësve të Ballshit po bëjnë përpjekje për të izoluar vatrën e zjarrit, me qëllim që flakët të mos rrezikojnë shtëpitë e fshatit.

Terreni është shumë i vështirë, ndërkohë që zjarri po ndihmohet edhe nga era.

Është kërkuar ndihmë nga zjarrfikësit e Patosit dhe Uzinës së Naftës në Ballsh. /rtsh/

Exit mobile version