Telegrafi

Zjarr i madh në Londër, re të zeza tymi ngritën mbi stacionin e metrosë – dhjetëra zjarrfikës në vendin e ngjarjes

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në Londër, kurse në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet tym i zi duke u ngritur në ajër mbi stacionin e metrosë, raportojnë mediat britanike.

Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky zjarr, e siç raporton The Sun, duket se zjarri ka shpërthyer në stacionin “Elephant and Castle”, transmeton Telegrafi.

Në terren kanë dalë dhjetë kamionë të zjarrfikësve dhe mbi 70 zjarrfikës.

Në anën tjetër, qytetarët janë këshilluar që të mos e frekuentojnë këtë zonë për arsye sigurie.

Mediat britanike raportojnë se deri më tani nuk dihet shkaku i shpërthimi të këtij zjarri të madh. /Telegrafi/