Ish-fabrika e elektromotorëve në Gjakovë është përfshirë nga zjarri.
Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Rreth orës 14:00 kemi marrë informatën për një zjarr që ka shpërthyer në ish-fabrikën e elektromotorëve në Gjakovë. Policia dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje për të shuar zjarrin”, tha Gjurkaj.
Ai shtoi se nuk raportohet për të lënduar dhe se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. /Telegrafi/