Site icon Telegrafi

Zjarr i madh mbrapa hotel “Grand” në Prishtinë

Sot rreth orës 13:00 policia ka pranuar informata për zjarr në një lokal në rrugën “Luan Haradinaj” në  Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët janë duke bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin në atë pjesë.

Ajo ka shtuar se për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë.

Lexo po ashtu Pamje të lokalit në Prishtinë që u bë “shkrumb e hi” nga zjarri

Sipas pamjeve që ka siguruar Telegrafi, shihet se lokali që është përfshirë nga zjarri është mbrapa hotel Grandit, në afërsi të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Deri më tani nuk ka informacione për të lënduar ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.  /Telegrafi/

Exit mobile version